Mulliqi i kundërpërgjigjet Besnik Tahirit

Politika

Mulliqi i kundërpërgjigjet Besnik Tahirit

Nga: A.Z Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:03
Besnik Tahiri

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahirit, i cili ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tahiri në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Qeveria nuk ka përkushtim për liberalizimin e vizave.

“Tani po debatojmë me vonesë për raportin për vitin 2021. Agjenda e integrimit evropian e kësaj qeveri është në qorrsokak. Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian. Ne kemi zëvendës kryeministrin që ka detyrë dialogun zero progres, dhe detyrën e integrimit e ka zero progres. Nuk kemi përkushtim për liberalizim të vizave. Kërkohet që ligji për zyrtar të vihet në zbatim dhe nuk ka ndodhur asgjë. E vetmua gjë që po ndodh është që shefat e njësive me iu kufizuar mandatin. Ministri Sveçla ka thënë se do te vijë ligji i pagave në mars. Ka vazhduar avazi i emërimeve politike se krejt çka ka përqesh është ka e vesh”, tha Tahiri.

Mulliqi së pari theksoi se në vend që të kemi debate në parlament lidhur me interesat e qytetarëve, ato janë shëndrruar në zënka, madje duke arritu edhe deri tek incidentet e ndryshme, kjo sjellje e tyre e cila po jep edhe shembull të keq tek qytetarët.

“Debatet parlamentare tashmë janë shëndrruar në zënka, në akuza dhe kundër akuza, në vend që të shohim debate konstruktive dhe për interesa të qytetareve të Kosovës. Sikur jemi mësuar gati krejt pas luftën me kuvendarë të cilët nuk po kanë qasje konstruktive për zgjedhjen e problemev , duke krijuar situata deri te incidentet e ndryshme, të cilat po lëne shije shumë të keqe në opinion e gjerë publik. Deputet janë aty për të pru ligje, për të diskutuar dhe pru vendime të rëndesishme për qytetarët nga të cilët edhe e morën besimin. Kjo sjellje jo e mirë e tyre, jep shëmbull të keq para rinisë tonë e cila po ndihet e demoralizuar, se për ta nuk po interesohet askush”, tha ai. 

Image
Skender Mulliqi

Tutje theksoi se Tahiri me këtë deklaratë bëhet sikur ka harruar se qeveritë e kaluara kanë dështuar në diplomacinë e jashtme, përfshirë këtu izolimin e Kosovës, si dhe pa njohje të reja.

“Të dalim te tema e parashtruar, ku në debatin e sotëm parlamentar lidhur me Raportin për Kosovën për vitin 2021, deputeti nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, se agjenda e integrimit evropian të kësaj qeverie është në qorrsokak. Nuk e di se cilat janë argumentet e deputetit Tahiri, i cili ka thënë edhe atë se kryeministri Kurti nuk e ka prioritet as integrimin evropian e deklarime. Tahiri bëhet sikur ka harruar se qeveritë e mëparshme sidomos viteve të fundit kanë dështuar në planin e diplomacisë të jashtme. Si mund të fajëson këtë qeveri kur zoti Tahiri e dinë mire se Kosova ka mbetur e izoluar, ka mbetur pa lëvizje të lirë të Shengen vizave, ka mbetur pa njohje të reja që shumë kohë”, shtoi Mulliqi.

Më tej deklaroi se nga diplomacia e dështuar Kosova nuk u pranua në asnjë organizëm ndërkombëtar, madje ndodhen edhe 17 çnjohje.

Tutje shtoi se për 20 vite nuk ka funksionuar asnjë system mire, gjë që e dine edhe vetë Tahiri.

“Gjithashtu vendi ynë nga diplomcia deshtake nuk është pranuar në asnjë organizem të rëdësishem ndërkombëtar. Nga inercia e qeverive te kaluara na ndodhën edhe 17 çnjohje me lobimin e Serbisë, se këta kishin rënë në gjumë të thellë dimëror. Jo që nuk u punua mirë për shtet, por madje na erdhi në pyetje edhe sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës. Asnjë sistem nuk ka funksionuar mirë për 20 vite me radhë. Dhe, këto nuk janë defekte te vogla, por janë punë shumë të mëdha të cilat kërkojnë kohë që të vihen në binarë normal. Këtë gjë e dinë mirë edhe deputeti Tahiri dhe opozita. Nuk dua të them se gjithëçka tash me qeverinë Kurti është përfekte, por që natyrisht se si për të mirë, ashtu edhe për të keq hisedare është edhe opozita sidomos kur bëhet fjalë për agjendat e integrimit evropian”, theksoi Mulliqi.

Ai u shpreh më tej se nga qeveritë e kaluara u firmosën edhe marrëveshje të cilat ishin në dëm të Kosovës, madje shumë tema mbeten në margjina, ndërsa tani me Kurtin, agjendat e bisedimeve po i cakton Kosova jo më Vuçiq.

“Qeveritë e kaluara kanë dështuar edhe në bisedimet maratonike me Serbinë, kur ky shtet dhe Vuçiqi u faktorizuan në këto bisedime. U firmosën marrëveshje në dëm të Kosovës, dhe nuk mori përgjegjësi askush, madje as morale. Temat e interesit shtetëror dhe nacional mbeten në margjina, se nuk kishim njerëz të zot që të përballen me Serbinë e Vuçiqit, edhe pse të gjitha argumentet ishin në anën tonë. Nuk mund të thotë askush se kryeministri Kurti nuk e ktheu topin në anën e Kosovës, të shprehem figurativisht në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Nuk po i cakton më agjendat e bisedimeve presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, por po i cakton Kosova”, tha ai.

Sipas Mulliqit, tani për herë të parë Kosova po tregon se pavarësia është e pa negociueshme, madje tani kur Serbia humbi target.

Madje ai shtoi se tani jemi më afër se kurrë për liberalizimin e vizave.

“Me Albin Kurtin pala serbe po rreshton humbjet në planin diplomatik. Kosova për herë të parë po tregon se pavarësia dhe integriteti territorial janë të pa negocueshme. Serbia humbi lidhur me targat, humbi edhe pse u kërcenua ne veri, ku forcat tona të rendit treguan se dinë të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Kosova doli fituese, duke mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë etj. Liberalizimi i vizave nuk ka qenë kurrë më afër që ta kemi në këtë vit, jo sikur na ndodhi në të kaluarën kur drejtuesit tanë të shtetit mashtruan opinionin duke caktuar data se kur do të ndodhë lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës, e nuk ndodhi”, ka përfunduar Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat