Deputetët që abuzuan me buxhetin, të hetohen / I pret burgu dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit

Politika

Deputetët që abuzuan me buxhetin, të hetohen / I pret burgu dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 shkurt 2022 Në ora: 22:52
Kuvendi

Edhe në këtë javë ka vazhduar publikimi i raporteve të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga këto raporte u gjetën keqpërdorime që janë bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përkundër, që disa deputetët nuk kanë udhëtuar nga qytetet tjera për në Prishtinë, ku është selia e Kuvendit të Kosovës, ata kanë vazhduar t`i marrin kompensimet sikur të ishin udhëtar.

Ata, asnjëherë nuk raportuan se kanë ndryshuar vendbanimin e tyre.

Por, çfarë mund të ndodhë me këta deputetë që kanë abuzuar me të dhënat? A mund të hetohen për këto keqpërdorime?

Sipas njohësve të çështjeve juridike, Kuvendi i Kosovës nuk ka ndonjë masë disiplinore për këtë çështje.

Sipas tyre, këto keqpërdorime duhet të hetohen dhe të ndërmerren masa ndaj atyre që kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit.

Po ashtu, është kërkuar që të shfuqizohet vendimi për kompensimin e udhëtimeve për pjesëmarrje në seanca apo komisione parlamentare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat