Komentohet thirrja e Kurtit për vendet e rajonit

Politika

Komentohet thirrja e Kurtit për vendet e rajonit

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:36
Albin Kurti

Mini-Shengeni po vazhdon të shihet si një iniciativë e rrezikshme për Ballkanin, sidomos për Kosovën.

Këtë mendim e ka edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por, pro kësaj iniciative janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kurti e ndalë këtë iniciativë, pasi që qëllimi i Serbisë është izolimi i Kosovës.

“Vetëm Kosova në krye me kryeministrin e saj Albin Kurtin fuqishëm e ndalë, nuk e  pranon me asnjë kusht që në Ballkanin perëndimor të ekzistojë zona e Mini-Shengenit. Kryeministri I Kosovës Albin Kurti fuqimisht e refuzon këtë iniciativë, e cila sipas tij nuk ka vizion. Kurti iu bënë thirrje të gjitha vendeve të rajonit t`i përkushtohen agjendës së BE dhe marrëdhënieve transatlantik, sepse Zona Minishen i dëmton të gjitha vendet tjera që hyjnë në të, por që qëllimi i  kësaj zone është zgjerimi dhe dominimi i Serbisë në rajon si vend i cili do t`i gllabëroi ekonomikisht të gjitha vendet e zonës Mini-Shengen. Thjeshtë, sipas kryeministrit Kurti kjo zone është shkatërruese për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik e nacional. Ose edhe më bindëse qëllimi i Serbisë është izolimin e Kosovës dhe shkatërrimin e pavarësisë se saj”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

Më tej, ai e ka kritikuar Ramën, duke e quajtur qëndrimin e tij “sui generis”.

Gjithashtu, profesori ka shtuar se me Mini-Shengen nuk do të ketë lëvizje të lirë nëpër Ballkan.

“Si gjithherë me këto qëndrime të Kryeministrit Kurti nuk pajtohet Vuçiçi si ideologi i zonës Mini-Shengen, po nuk pajtohet as Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili si papagalli pa e kuptuar esencën e zonës Mini-Shengen, po i del në krah Vuçiqit më tepër për shkak të miqësisë që e ka me të dhe mërisë që e ka për Albin Kurtin, i cili po ia thotë të vërteten ndër sy. Por Edi Rama esencën e Mini-Shengenit e kupton si një nevojë të qarkullimit pa pengesa të mallrave dhe njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një absurditet “sui generis” sepse si është e mundur të këtë lëvizje të lirë të njerëzve pa një stabilitet politik në rajon?. Si është e mundur të këtë lëvizje të lirë, kur nuk ka lëvizje të lirë, sepse personi posa e kalon kufirin me Serbinë arrestohet, denigrohet, maltretohet, bile edhe burgoset, sepse Serbia siç dihet nuk e njohë Kosovën si shtet por mundohet ta pengojë Kosovën, bile shkon edhe aq larg sa qe ka edhe pretendime territoriale”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat