Shpifja e Vuqiçit/ Albin Kurti po e terrorizon presidentin serb, ai po i nxitë serbët për destabilizim

Politika

Shpifja e Vuqiçit/ Albin Kurti po e terrorizon presidentin serb, ai po i nxitë serbët për destabilizim

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:27
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar largimin e KFOR-it nga Kosova. Mirëpo, ishte pikërisht KFOR-i që ka reaguar kundër kësaj deklarate.

Vuçiq ka ditë të tëra që merret me KFOR-in duke manipuluar me popullin serb se mund të jenë rrezik në Kosovë, pas largimit të KFORIT.

Ai alarmoi serbët se mund të ndodh në Kosovë spastrim etnik, si dhe siç është shprehur ai, ‘ekstremistët shqiptarë’ mund edhe të vrasin ndonjë serb.

Për këtë çështje, profesor Sulejman Mehazi pohon se, Vuçiq ka shpifur për të nxitur serbët e Kosovës për veprime destabilizuese.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe sikur të thotë se do ta njohë Kosovën nuk duhet besuar e jo më për largimin e KFOR-it nga Kosova, deklaratat e tilla të Vuçiqit janë shpifëse e të qëllimshme për të nxitur emocione të dy anshme serbo-kosovare, që të mat pulsin e qeverisë së Kosovës e të qytetarëve të saj për tërheqjen e KFOR-it për të entuziazmuar deri në atë masë të pasivitetit të vetëkënaqësisë, kurse në anën tjetër të nxitë serbët e Kosovës për veprime destabilizuese”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

 Ai shprehet se OKB vendos për largimin e KFOR dhe UNMIK nga Kosova.

“Për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova nuk vendos kush tjetër përveç OKB-së, edhe sikur të propozonte për tërheqje ndonjë shtet i fuqishëm, sikurse që thotë presidenti i Serbisë Vuçiq, nuk do lejonte Rusia me veto, kështu që deklarata e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it e UNMI-ut është shpifëse, e qëllimshme, nxitëse e provokative për të rritur pulset serbo-kosovare e kurrsesi politike e diplomatike”, potencon ai.

Sipas tij, prej që se është bërë Albin Kurti kryeministër i Kosovës Vuçiqi thuajse se çdo ditë e radhazi jep deklarata gazetareske ndaj Kosovës e kurrsesi politike, në kohën e fundit presidenti i Serbisë ka marrë rolin e opinionistëve të mediave serbe e jo të kryetarit të Serbisë.

“Terrorin psikologjik që ia bën Albin Kurti Vuçiqit me heshtjen dhe indefencën ndaj deklaratave të tij mundohet ta hedhë te serbët e Kosovës për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMI-kut për të frikësuar e rebeluar serbët e Kosovës. Heshtja e Albin Kurtit e ka bërë informator të KFOR-it e UNMI-ut Vuçiqin”, përfundon profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat