Diktatura komuniste la pasoja të pariparueshme, qoftë në aspektin ekonomik, politik e psikollogjik e përtej kësaj la një gjëmë të madhe me vuajtje, zgavrat e vdekjes, vendet e interrnimit, burgjet dhe honet me varre të vrarë tinzash, natën dhe në pabesi, plagë që ende dhembin dhe populli është në gjendje shoku sepse trashëgimia e diktaturës la dhe ushtrinë politike të spiunëve të sigurmit të shteti që u lëshuan si miza në partitë politike për të bërë zgjojn e ri.
Regjimi polli një lukuni partish politke ku u përqëndruan që në vitet e para të rrëzimit të diktaturës dhe që atherë, kanë rrjedhur 25 vite të plota nga jeta e shqiptarëve dhe ata që ishin në moshën e tretë nuk rrojnë më dhe të rinjtë, tani janë në gjysëmmoshë dhe shohin cdo ditë të njëjtit, po ata të djeshmi dhe cdo ditë e më shumë edhe në skutën më të vogël të shtypit dhe mediave janë pikërisht ata të djeshmit.
Agonia vazhdon, një popull që se ka ndalur vrapin duke rendur përtej kufinjëve për një jetë më të mirë se pikërisht ata të djeshmi të politikës së ndryshkut ta bëjnë jetën të vështirë në dheun tend, sepse ata të vjedhin votën dhe në rastin më pak të keq ta blejnë të drejtën e shenjtë dhe të shesin të drejtat e tjera me cmim të papërballueshem, të vjedhin të mirat dhe ua japin vetëm një palë njerëzve të lidhur me pushtetit, të bëjnë presion me taksidar dhe të vënë gjoba nën presionin e zadapi dhe sërsih të kërkojnë.
Po ata të bllokut të djeshëm vetëm të ndarë në klane, njërëz të bllokut në diktaturës të përvilegjit, të zgjedhurit e diktaturës, brezi i parë dhe i dytë i tyre, kontrollojnë jetën e shqiptarëve cdo ditë jo për ta mundësuar jetën e tyre si më të mirë, por cdo ditë duke ua vështërsuar dhe turravrapi ende nuk është ndalur nga shqiptarët sepse Shqipëria është gjysëm e izoluar, pasi për 25 vjet me shpresë për t’u bërë si Europa ende jemi larg, madje sa herë behet demogogji se arritëm në Europë, ajo largohet.
Sërish të izoluar sepse janë vetëm dy palë me pak njërëz që kontrollojnë Shqipërinë e mbetur më pak se 1.5 miljon njerëz që banojnë në vend dhe në listat zgjedhore dali 3.8 milion dhe pikërisht këtu te lista e zgjedhjeve fillon e merr jetë politika e ndryshkut me metota përjashtuese, kontrolluese dhe madje dhe diskreminuese sepse mbajnë në këmbë kushtetutën e zezë elektorale, Kodin Zgjedhore që është vepra që garanton pushtetin në pak njërëz, gati unitar.
Kodi Zgjedhor i Shqipërisë është garancia e politikës së ndryshkut për të siguruar vazhdimësinë e regjimit apo nje te ngjashem si tranzicioni pa fund i llojt të shtetit hibrit dhe në vend të normave demokratike ata përdorin demagogjinë, pasi sistemin e ri demokratik e kapitalist, ata nuk e njohin si barazi në treg, por si mundësi për të përfituar vetëm ata, nuk e shohin si garanci e votës së lire, por si mundësi për të të vjedhur koshin e votave dhe realish për 25 vite asnjëherë nuk ka qenë qeveria e popullit, por qeveria e koshit të vjedhur.
Demokracinë nuk e shikojnë këta të politikës së ndryshkut si mundësi për të gjithë në bazë të meritokracisë, por si mundësi të atokracisë ku njëri vendos për të gjithë, ku partitë politike nuk i shohin si mundësi alternativash për të hyrë në garë por si mundësi për t’i shfrytëzuar për pasurimin e pushtetit të tyre nëpërmjet politikave të përjashtimit, pasi palët e vjetra pikërisht ata të ndryshkut kanë në fuqi kodin e kuq të diktaturës, ku pushteti mbahet më forcë, mashtrime, pa ligje dhe pa derejtësi.
Ndryshku i vjetër i diktaturës ka kopjuar një fjali, (fjalën reformë) dhe në emër të saj flitet gjithë ditën, në cdo kohë madje është një këmbanë që bien për cerekshekulli pa pushim dhe në thelbin e kësaj fjale qëndron pikërish mashtrimi, demogogjia dhe ajo përdoret thjeshtë dhe vetëm për të hequr një palë njërëz nga puna, për të prishur një koncesion dhe ndërtuar një pazar të ri, thjeshtë dhe vetëm për të ushqyer të uritrit rrethë klani të vjetër atë të ndryshkut.
Një lukuni e vjetër që ushqen vetëm klani dhe sa ikën njëra palë e “murrme” vijnë ata me ngjyrë “gri” që kanë klanin e tyre për të mufatur dhe në këtë babëzi Shqipërinë e varfër e rjepin vetëm ata të klanit të djeshëm që vijnë nga diktatura.
Sot pas 25 vitesh kemi shqiptar në kufirin e jetës për të ushqyer fëmijët, shumica vuajn për gjërat e domosdoshme, ndërsa pak njërëz ata të klani renditen ndër më të pasurit në Europë me pasuri përrallore, që krahasohem me milionerët me të mëdhenjë të kapitalizmi, pasuri brenda dhe jashtë vendit, madje në palë kominoshe i blejnë disa qindra euro, apo një byzulyk mijëra euro dhe pikërisht me parat që u vjedhin shqiptarëve.
Ata të djeshmit, pikërisht të politikës së ndyshkut, ulërasin për reformën në drejtësi, por në fakt ata po bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë më parë me drejtësin, sic është sot ku gjyqtarët dhe prokurorët janë milioner dhe garatojnë vetën dhe politikanë që të kenë imunitet nga ligji e ndërsa vazhdojnë të vjedhin.
Sllogani i reformës në drejtësi është zhurmuesi për të hequr mendjen shqiptarëve nga uria, pasi në pikun kur bëhej kjo shurmë, guvernatori i bankës që vodhi publikisht la qelinë (dhe pak ditë më vonë darkoj me presidentin e vendi), të tjerë do të vazhdojnë ta bëjnë sepse drejtësia do lëshohet nga njëra palë dhe do zihet nga klani tjetër dhe pushteti në të njëjtën ritëm, pra janë po ata të djeshmit, që vijnë nga e shkuara e vjetër, pra janë ata të ndryshkut që duhen përzënë dhe shporrur nga jeta e shqiptarëve.
Një shtet i tërhequr zhak nga disa zhavalan të së shkuarës, mekatarët e djeshëm, pikërisht ata që u sollën shqiptarëve, izolim, uri dhe skllavërim, pikërisht ata që u ndiqnin, përndiqnin familjen, spiunoni, i binin cangës në mengjez, u merrnin ushtar apo u planifikonin për dëbim dhe interrni, janë po ata të djeshmit mëkatarët e diktaturës, prandaj dhe nuk bëjnë trasparencë me të shuarën se janë po ata.
Tani nuk u trajtojnë si ather, u lënë pa punë ju dhe fëmijët, u bëjnë karshillëk kur shkojnë në plazh apo u zënë dyert e shtëpive me makina të shtrenjta dhe u sjellin të fortët e rrugëve për t'u bërë presion, por nëse nuk je i zoti t'ja dërrmosh makinë, dilë e folëni, bëju pjesë e revoltës se fundja Shqipëri është e jona dhe jo vetëm e një dorë njerzish që po na bëjnë të vuaj, thjeshtë mos harroni janë po ata të djeshmit të politikës së ndryshkut.