Ata që përdorën shtetin si lopë për ta mjelë deri dje, janë bërë idhëtarët e kundërshtisë, të prishaqefësit, qefmbetësi, që tashmë po lobolnë për politikën e vjetër atë të parajsës së parave të pamerituara, të gllabërimit të parave publike, pronave dhe gjithcka të mirë që u takonë qytetarëve. Në fakt nuk janë zëra ndryshe por të ndryshkut të vjetë që kërkojnë atë që kanë humbur, dhe populli nuk i thotë kot, do të dali një "hundëlesh", që në këtë rast eshte ligji, që inkurajon Rama.
Zërat kundër Ramës së fundmi janë shtuar jo vetëm brenda aleancës, por edhe brenda PS-së, madje janë rreshtuar palë-palë për të bërë kritikun, thjeshtë për një fakt, se janë mësuar të shesin vende punës, të emërojnë drejtor më klerin dhe të përfitojnë tendra të paligjshëm për të siguruar të ardhura të zeza, sic edhe kanë bërë 23 vite radhazi, paraktikë tashmë e njohur.
Edhe aleatët parlamentar dhe jo parlamentar janë të pakënaqur, sepse kanë endërruar parajsën, ashtu sic ishte deri në dje, ku ministrat dhe z/ministrat, drejtorët ishin shëndërruar në sekserë të paligjshmërisë dhe të abuzivitetit me pushtetin, por deri në momentin që Rama hodhi slloganin të “bëjmë shtet”.
Kush janë kundërshtarët e ligjit, ata që udhëhiqen nga paligjshmëria dhe përfitimi nga parat e publikut, shtuar dhe elementët e krimit dhe ngerdheshjen mes tyre, duke bërë që llumi të marrë përpara shtetin dhe në tërsi të ardhurat publike dhe vetë të ardhmen e qytetarve shqiptar.
Prona të paligjshme, legalizime me lekë, vendet e punës po ashtu dhe gjithcka kishte shteti duhet të paguaje që ta merrje dhe kur shkelje ligjin kishte një cmim që t’i shpëtoje ligjit, tek polici, mjeku madje dhe tek energjia elektrika, tek pedagogu dhe në cdo sportel, por ligji të ndalon dhe kuptimi i të bërit shtet do të thotë që gjithcka të bëhet në konformë ligjit.
Kontrata e famshme sociale, ku qytetari të jep votën një nga të drejta e tij, që ti ruash të drejtata e tjera, është thyer këtu e 23 vite më parë, pasi qytetarit ia merrnin votat dhe në vend që ti jepnin të drejtat e tjera, ia shisnin me cmim sipas qefit, por dikush duhet të mendojë të bëjë shtetin dhe nuk ka më drejtor, apo përvilegje, ndonse është vetëm fillimi.
Shprehjet si e ka shtërnguar shumë, janë të zakonshme nga vetë politikanët, pasi dikush ua ka hequr përvilegjet që deri më dje i kishin.
Nuk do të thotë të bëhesh deputet dhe të kapish qiellin dhe rehatinë, por është sakrificë, përkushtim, pasi do të heqësh nga vetja përvilegje për t’ju kushtuar publikut dhe qytetarëve.
Në këtë rrafsh, të gjithë të zinjtë janë bërë kundër Ramës dhe emrat po shtohen dhe në fak nuk janë zëra ndryshe, por të ndryshkut të vejtër të korrupsionit dhe abuzivitetit, janë cirrjet e fundit për t’u marrë me politikë, sepse paketa e re e dekriminalizimi, ligji i trasparencës, vetë vetingu dhe procesi i reformës në drejtësi do t’i jap fund një herë e mirë paligjshmërisë, falë një vullneti dhe ndihmës së ndërkomtarëve.
Sigurisht ka vend për kritika, madje duhen evidnetuar nga cilido, grupe interesia apo të gjitha ata që meritojnë me ligj dicka që i takon, ka vend për njëmijë e një kritika, por këta që ulërasin sot po humbin llokma, dhe ata që kanë marrë ndërvite dhe populli nuk i thotë kot që vjenë një ditë dhe i lanë, apo do të dali para një hundëlesh dhe kësaj radhe hudëleshi është vetë shteti, që sinifikohet me Ramën.