Letargjia e opozitës

Opinione

Letargjia e opozitës

Nga: Nga Ilir Vata Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:00

Opozita vazhdon të humbas besimin tek qytetarët dhe demokratët për ardhjen e saj në pushtet dhe besimi sa vjenë dhe humbet më shumë, ndonse qeveria po mbushën afro tre vite të qeverisjes së saj, sepse i mungon pikërisht shpirti opozitar, mekanizmi që lëvizën opozitarizmin dhe më e rendësishmja i mungojnë idetë dhe projektet që ju duhen shqiptarëve neser.

Lideri i ri i PD-së, po vjenë në fund të mandatit të tij si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe ende nuk ka dalë nga xhalmat e vjetër të konjukturalizmit të partisë dhe në rrekjen për t’u bërë lidër ka harxhuar shumë kohë dhe kjo gjendje vazhdon ende sa cdo ditë e më shumë po e shpërfytyron atë dhe po i humbë besimin, madje vjen me një humbje të parë në 2015, gati në fatalitet politik.

Që në zgjedhjet parlamentare të 2013, Basha ishte njeriu që kordinonte partitë aleate dhe pas një dështimi të tij në këtë lloj menaxhimi politik, Berisha arriti të bëjë të djathtën e bashkuar, pavarësisht kostove qeverisëse që mori në zgjedhje, por zgjidhja e Berishës me dorëheqje është një stradegji sa për të dorëzuar stafetën dhe sa për të pritur rastin e ringjitjes për një shpërthim mbase të fundit, sa që lideri e ri e bënë të rri squk…!

Me të njëjtin ritëm indiferent, lideri i ri i PD-së i bindur në humbjen e zgjedhjeve vendore, largoi partitë e djathta me qëllim (mbase per te provuar veten) dhe ato që i mbetën ju larguan në procesin zgjedhor dhe me gjasa ka tendenca sërish për largim, madje aleati më i madhe ka hedhur idenë e një konfederate me parti të djathta, duke e përdorur këtë si mjet presioni për të garatuar parazitësin e tij, si deputet nga PD në zgjedhjet 2017.
Një tjetër dimension politik po bashkohet ai i të djathtës reale ku në qendër janë partitë tradicionale të djathta dhe antikomuniste me të përndjekurit, por këta e kanë të kushtëzuar për mbijetesë politike dhe si mundësin e vetme për t’u faktorizuar, sepse qëndrimet e partisë më të madhe opozitare kanë qenë nihiliste ndaj tyre dhe kryesisht ndaj të përndjekurve politikë.

Dy rrafshet e reja të politikës që po zhvillohen, sërish lideri opozitar i partisë më të madhe në vend ka ngelur i izoluar, në konjukturat e partisë që tashmë janë akumuluar për 25 vite në PD dhe që udhëhiqen nga njërëz me të kaluar prej mëkatarësh në diktaturë madje dhe të zhytur në korupsion.

Opozita nuk po del në natyrën e vet, për vetë faktin se paralel me Bashën funksionon një opozitë tjetër që rivalizon atë, madje sa herë shfaqet ish- lideri historik, njerëzit dhe demokratët hedhin vështrimin se mos vallë Berisha po merr përgjegjësi, dhe në momentin që hesht Berisha, lideri i ri, zhytet në rutinën e përditshme për të zotëruar partinë dhe pret që me zgjedhjet e reja në parti të arri të finalizoj qëllimin.

Në fak, kjo ka qenë zgjidhja më e gabuar e Bashës sepse ai duhet të kishte garantuar zgjedhje të lira dhe një garë pa ndikime nga qendra që të mund të arrinte besimin, madje këtë e ka në dorë edhe në zgjedhjet për krerët e PD-së në rrethe që janë në proces, dhe kësisoj ai do të arrijë të clirojë partinë nga klanet dhe konjukturat dhe bashkë me trasparencën, ligjin e dosjeve dhe dekriminalizimin që opozita ka meritë, mundet dhe ka mundësi që të ketë një PD me vizion krejt ndryshe nga cjemi mësuar të shohim.

Nëse Berisha drejtonte me një stil krejt tjetër, por ai ishte i sukseshëm në llojn e tij dhe përtej të imagjinueshme e ka sjellë PD-në në pushtet edhe në momente të pabesueshme, sic ishte ringritja pas trazirave të 1997-tës dhe ardhja në pushtet.

Modeli ndryshe nga Berisha është clirimi i partisë në garë të hapur e të ndershme ku të promovohen më të mirët dhe duke garantuar një gjithëpërfshirje të kolorit politik me një aleancë paafat të besueshme e të drejtë, madje mudet ta kishte bërë me një kontratë kolektive, ku cdo kapacitet politik apo grupe interesi mundet të gjenin interesat e tyre.
Opozita është e vonuar për zgjedhjet 2015 dhe në më pak se 500 ditë që kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare ende nuk ka një stradegji, ende nuk ka nisur punën me grupet e interesit për të ideuar projektet dhe garancitë që ofronë opozita shqiptare për shqiptarët.

Po ashtu, lideri i opozitës ka rënë në kurdhin e mazhorancës ku ka ngritur në majat e interest reformat e mëdha si mundësia për të bërë shtet dhe është vështirë të kundërshtohen, madje të detyrojnë që të bëhesh palë e tyre, sepse thirrin nevojat e mëdha për ta shkëputur Shqipërinë nga tranzicioni dhe madje është arma më e fortë e qeverisë dhe e liderit të mazhorancës Rama që gëzon edhe mbështetje nga ndërkombëtarët.

Në këtë kurth të detyruar, lideri i opozitës rri në letargji në të katër stinët e vitit dhe me gjasa kjo gjendje do ta cojë opozitën në agoni pa kthim, kur në sfond shihet një e djathtë tjetër që po lind, mabase është pikërisht në kohën ku pjekuria politike kërkonë të djathtën reale tashmë të munguar, pa karrge në pushtet.

Gjuetia e dardhës që ka zgjedhur lideri i ri i Partisë Demokratike, Basha për të pritur ndonjë shans në gabimin e mazhorancës, apo pritja se mos ndonjë parti largohen nga kualicioni dhe shpëtonë opozitën e bënë atë dhe më të paaftë, madje përtej letargjisë…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat