Luiz Ejlli publikon këngën e re “Kce”, një version ndryshe nga projektet e tjera

Mediale Vip

Luiz Ejlli publikon këngën e re “Kce”, një version ndryshe nga projektet e tjera

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:51
Luiz Ejlli

Fenomeni i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Kce”.

Kënga më e fundit e artistit shqiptar, është ndryshe prej herave të tjera siç jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ai, pasi në vete ngërthen vija melodike më ritmike.

Kjo këngë, gjithashtu nxjerr pa dyshim një version më ndryshe të këngëtarit shkodran, i cili njihet për baladat e tij.

Prej tani, mund të themi se projekti i fundit nga Ejlli mund të kap premisat e një hiti; ende pa filluar vala lansimeve për sezonin e verës.

Kënga u realizua nga SBS Entertainment, gjegjësisht producenti Çelik Lipa, ka grumbulluar 78 mijë shikime vetëm sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat