Shakira lë pas vitet katastrofike- Sekretet e jetës së re në Miami

Mediale Vip

Shakira lë pas vitet katastrofike- Sekretet e jetës së re në Miami

Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:33
Shakira

Ajo nuk është një nënë e zakonshme në Miami.

Kur Shakira shikon djemtë e saj duke luajtur basketboll në një qendër komunitare, ajo vesh streçe dhe T-shirt - por del me një Lamborghini të personalizuar.

Mirë se vini në jetën e re të Shakira-s në Florida, ku ajo ka lënë pas saj vite katastrofike të tradhtisë, evazionit fiskal dhe një mungese në muzikës, për të nisur një rikthim mahnitës si "Mbretëresha e Muzikës Latine."

47-vjeçarja u transferua në Miami me djemtë e saj, Milan dhe Sasha në prill të vitit 2023, për të ndërtuar një jetë të re si nënë beqare, pasi babai i tyre Gerard Piqué e tradhtoi me një modele më shumë se 20 vjet më të vogël nga ajo. Ajo la pas jetën me Piqué në Barcelonë, ku u përball edhe me akuza për evazion fiskal, e vendosur për të hyrë në një epokë të re.

Dhe duket se po shpërblehet.

Fundjavën e kaluar ajo bëri një paraqitje surprizë në "Coachella" duke qëndruar përpara një tabele që thoshte "Turne botëror", më pas njoftoi një turne me 14 data në vjeshtë për albumin e saj të r, "Las Mujeres Ya No Lloran" - që përkthehet në "Gratë nuk qajnë më" dhe përmban 16 këngë, disa prej të cilave duket se janë diss për ish-in e saj.

Albumi është albumi i saj i parë në shtatë vjet dhe i çon dëgjuesit në një udhëtim muzikor, pas ndarjes së saj të bujshme në 2022 me Piqué - i cili e tradhtoi me modelen Clara Chía Marti. Shakira supozohet se mësoi për lidhjen nga një kavanoz reçeli në frigoriferin e saj, dhe 25 vjeçarja tashmë është zyrtarisht partnerja e 37-vjeçarit Piqué.

Por në Miami, ajo ka gjetur zërin e saj të ri, me albumin e saj të ri tashmë në vendin e parë në klasifikimim "Top Latine" të Billboard, duke e bërë atë gruan e parë me albumet numër 1 përgjatë katër dekadave.

Dhe ajo ka qenë në një fushatë marketingu të gjatë, duke përfshirë një koncert pop-up në Times Square, i cili tërhoqi mbi 40,000 fansa, paraqitjet në "The Tonight Show with Jimmy Fallon" dhe në podkastin e producentit legjendar muzikor Nile Rodgers, "Deep Hidden Meaning Radio.

Miqtë ia atribuojnë suksesin e saj jetës së saj të vendosur në Miami, ku banojnë edhe prindërit e saj William Mebarak Chadid, 92 vjeç dhe Nidia del Carmen Ripoll Torrado, 81 vjeç.

Këngëtarja shihet shpesh duke qarkulluar nëpër qytet me Lamborghini Urus të saj ngjyrë vjollcë mat - SUV-i më i shpejtë në botë.

Së bashku me dy djemtë e saj, Milanin, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç, ajo jeton në një rezidencë prej 20 milionë dollarësh. Të vegjlit shkojnë në shkollën "Miami Country", me vlerë 46,000 dollarë në vit, si dhe janë aktivizuar në qendra sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat