Iva Tiço i jep fund beqarisë, ja si duket nuse

Mediale Vip

Iva Tiço i jep fund beqarisë, ja si duket nuse

Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:17
Iva Tiço

Disa muaj më parë gazetarja e njohur Iva Tiço na foli në një intervistë për planet për dasmë, por nuk e prisnim kaq shpejt.

Sot ajo i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime me familjarë e miq të shumtë, mes të cilëve edhe figura publike.

Në rrjetet sociale janë postuar edhe fotot e Ivës nuse dhe duket kaq bukur.

Sakaq, ende mbetemi në pritje të një foto të çiftit.

Gazetarja prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me një partner gjerman, të cilin përpiqet ta mbajë larg syrit të mediave. 

E ftuar pak kohë më parë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ajo foli rreth marrëdhënies së tyre, se si kjo lidhje i ka ndryshuar ata dhe jetët e tyre.Gazetarja u shpreh që për partnerin ndryshimi ka qenë më i madh, pasi ka ardhur “jabanxhi” në Tiranë.

“Ai ditëziu ka ndryshuar më shumë të them të drejtën. Tani do më pyes: “Çfarë do të thotë ditëzi në shqip?”. Hajd t’ia përkthej. Mendo, ditëzi, “black day” në anglisht. Ai ka ndryshuar më shumë se ai ka ndryshuar vendbanimin. Është bërë jabanxhi këtu te Selvia ku më more, siç e sheh. Ai ka ndryshuar më shumë, por dhe unë kam ndryshuar.

Marrëdhënia kërkon punë, nuk merret e mirëqenë. Do shumë punë, do shumë përkushtim. Ka ndryshuar koha që unë shpenzoj për gjërat e mia, për shoqet. Unë kam qenë shumë e lidhur me shoqet, kam një jetë shumë të gjallë për shkak të punës. Kështu që i kam kufizuar goxha. Për mua ka ardhur në mënyrë graduale dhe e kam bërë vetë. Po të kthehem mbrapsht… ka qenë për shembull dikur, iu thoja shoqeve, shoqeve që ishin të martuara, nuk e kuptoja për shembull pse… mendoja se nuk i linin burrat. Po tani e shoh që, thua edhe vetë, prit se ke marrëdhënie të tjera, ke detyrime të tjera. Ose fillon frekuenton më shumë çifte, që janë çifte më tepër sesa njerëz “single”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat