Kim Kardashian bëhet hor, paparacët zbulojnë aplikacionet për të rritur që ajo ka të instaluar në telefon

Mediale Vip

Kim Kardashian bëhet hor, paparacët zbulojnë aplikacionet për të rritur që ajo ka të instaluar në telefon

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:47
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe kritikëve pasi u publikuan dy aplikacionet që ajo ka në telefonin e saj.

Detektivët e internetit panë ikona të caktuara të aplikacioneve në celularin e yllit pasi qarkulloi një fotografi e saj duke mbajtur telefonin, shkruan The Sun.

Në foton e zmadhuar, Kim, 43 vjeçe, mban iPhone-in në njërën dorë ndërsa tjetrën e mban aty pranë syzeve të saj të mëdha.

Image
Kim me telefon në dorë

Disa folën për vëzhgimet e tyre në një fije diskutimi në Reddit. Shumë ishin kureshtarë për interesin e saj në Wattpad – një aplikacion për tregime të shkruara nga fansat e njohur për histori origjinale erotike.

“Nuk e di çfarë më shokon më shumë. Reddit apo Wattpad. Cilat tregime erotike është duke lexuar”, komentoi një fans. Tjetri pyeti: “Kimmy, cilat tregime nga fansat je duke lexuar?”, gjersa dikush tjetër bëri shaka: “Ha! E kapën mat”.

Disa fansa u shqetësuan kur panë aplikacionin Wattpad në telefon dhe pranuan se ishin të habitur për tregimet e fansave që ajo mund të lexojë.

Të tjerë u ndjenë të shkelur në privatësi për faktin që ajo kishte aplikacionin Reddit, duke supozuar se e përdorte për të spiunuar fijet e diskutimit mbi familjan Kardashian në këtë aplikacion.

“O Zot i madh, ndihem sikur më kanë shkelur privatësinë. Me të gjithë respektin, largohu Kim nga aty”, theksoi një fans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat