Megi Pojani merr surprizën e veçantë në mes të emisionit

Mediale Vip

Megi Pojani merr surprizën e veçantë në mes të emisionit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 08:03
Megi Pojani

Gjatë episodit të djeshëm të “Përputhen”, Megi Pojani është suprizuar në studio nga mamaja e saj për festën e gruas.

Teksa ajo ka qenë duke e falenderuar publikisht të ëmën për të gjitha sakrificat, zëri i saj dëgjohet në sfond.

Megi Pojani: Shpresoj të bëhem sa gjysma jote, sepse një zonjë, je një grua dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me ne.

Sapo moderatorja ka thënë këto fjalë, ajo ka dëgjuar zërin e të ëmës që po e thërriste ‘Megi’, duke shkaktuar emocione të forta në studio.

Nëpërmjet lidhjes telefonike, e ëma e përgëzoi Megin për gjithçka që ka arritur, duke i thënë se do ta mbështesë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat