Edhe një këngë e bukur nga Bujar Mustafa

Mediale Vip

Edhe një këngë e bukur nga Bujar Mustafa

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:41
Bujar Mustafa

Këngëtari i njohur Bujar Mustafa nuk di të ndalet. Këtë vit ai e ka nisur mbarë por nuk do të ndalojë me kaq.

Këngët e tij po bëhen gjithnjë e më shumë hite, të kërkuara aq sa është i kërkuar dhe ai vetë në klubet e muzikës live, e kjo e bën këngëtarin edhe më shumë të punojë dhe të sjellë projekte të reja për publikun shqiptar.

 Ndonëse i ri, Bujari është një nga emrat më të kërkuar të momentit edhe në ahengje të ndryshme familjare.

Projekti i tij i fundit “Ma ke nxi jeten” është punuar nga Arti Rec, me tekst dhe muzikë nga Fadil Topalli derisa video është punuar nga Time Pictures.

Si producent ekzekutiv në këtë projekt është Labinot Nuraj, menaxheri i njohur dhe shumë i suksesshëm i skenës shqiptare njëherit edhe menaxher i këngëtarit Bujar Mustafa.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat