Gjersa është brenda shtëpisë së BBVA, Vesës i publikohet kënga e re

Mediale Vip

Gjersa është brenda shtëpisë së BBVA, Vesës i publikohet kënga e re

Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:28
Vesa Smolica

Këngëtarja e njohur Vesa Smolica, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri.

“M’ke dashtë” titullohet kënga e Vesës, e cila tashmë është edhe banore e shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Teksti dhe melodia janë të krijuara nga vetë këngëtarja, e cila është në garë për çmimin e madh të BBVA.

Këtë projekt e kanë pritur shumë mirë të gjithë fansat e saj, pasi kjo këngë ka një melodi shumë të veçantë dhe një tekst prekës.

Vesa duket e mrekullueshme në videoklip, me një grim të thjeshtë, i cili vë në pah tiparet mahnitëse të fytyrës së saj.

Banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri gjithashtu, shfaqet duket vallëzuar në një duet, në një skenë teatri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat