Soni Malaj së shpejti bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin, ja synimet e saj pas publikimit të projektit

Mediale Vip

Soni Malaj së shpejti bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin, ja synimet e saj pas publikimit të projektit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Soni Malaj

Gjatë ditës së dielë u bë publik lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj do të vi në një bashkëpunim me këngëtarin latin Joëell.

Siç u bë e ditur në “Instagramin” e këngëtares kënga më e re me titull “En La Intimidad” është xhiruar në Shqipëri dhe klipi pritet të publikohet së shpejti.

Në një bisedë telefonike për një program muzikor Soni zbuloi se tashmë po synon të arrijë tregun ndërkombëtar përmes bashkëpunimeve me këngëtarin latin.

“Tashmë kam nisur një rrugëtim të ri artistik, që erdhi papritur në jetën time. Jam shumë e emocionuar sepse po eksperimentoj në një treg ndryshe. Bashkëpunimi ndodhi në mënyrë të rastësishme, nuk është se unë kam kërkuar diçka. Ishin shtëpitë diskografike që e bënë të gjithë këtë. Në fakt me Jowell kam tre bashkëpunime, ku dy do të jenë në frengjisht, pasi unë e flas shumë mirë gjuhën frënge” – tregoi Soni Malaj.

Për këngëtaren Soni Malaj, “En La Intimidad” ishte kënga më e vështirë për të cilën ajo ka punuar në karrierën e saj muzikore.

“Nuk ka qënë e thjeshtë! Është një këngë shumë e thjeshtë  kur e mendon, por ka qënë kënga më e komplikuar e jetës sime, pasi vetëm në anën teknike, mund ta kem inçizuar mbi 5 ose 6 herë. Për një sekuencë të vogël që nuk ishte baraz me tregun ndërkombëtar, më kërkonin ta përpunoja sërish” – tha këngëtarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat