Ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit – momente romantike mes çiftit në BBVA 3

Mediale Vip

Ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit – momente romantike mes çiftit në BBVA 3

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:25
Romeo dhe Heidi

Duket se është formuar një tjetër çift në Big Brother VIP Albania 3.

Bëhet fjalë për Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, të cilët prej disa javësh kanë shfaqur një afrimitet me njëri-tjetrin.

Ata së fundmi kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, teksa kanë sjell momente romantike për publikun.

Veç tyre, Bardhi dhe Sara Gjordeni e Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, janë çiftet e tjera në këtë edicion.

Në shtëpi ndërkohë po vazhdojnë situatat e ndryshme ndërmjet konkurrentëve.

Ata kanë filluar polemikat, e krisjet e para, varësisht prej sfidave të ‘Vëallit të Madh’.

Theksojmë që gjashtë banorë janë në garë për t’u eliminuar dhe njëri prej tyre do ta lë shtëpinë sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat