Irina Shayk me stilin e saj tërhoqi vëmendje të madhe dhe një detaj është vendimtar

Mediale Vip

Irina Shayk me stilin e saj tërhoqi vëmendje të madhe dhe një detaj është vendimtar

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Irina Shayk

Modelja po dikton sërish trendët e modës

Trendi që filloi me Tiktok nuk tregon shenja ndalimi. Manekinia Irina Shayk demonstron se si të inkorporoni dukjen tuaj.

Paparacët e fotografuan Irinën në rrugët e Nju- Jorkut një ditë më parë dhe stili i saj lë mbresa të forta.

E veshur kështu me të zeza nga koka te këmbët (nëse përjashtojmë tunikën jeshile), ajo i ngjan një “gruaje mafioze”, të ashtuquajtur trend.

Për një shëtitje me vajzën e saj në Nju-Jork, Irina zgjodhi një pallto të gjerë të zezë dyradhëshe, me çizme të zeza Moschino dhe një tunikë jeshile.

Image
Irina Shayk

Ajo zgjodhi një palë vathë të rëndë dhe syze të mëdha si aksesorë (që janë postulatet kryesore të këtij trendi), ndërsa flokët i ka lidhur në bisht.

Pranë kishte vajzën Lea edhe qenushen e saj të dashur.

Nëse keni pasur dilemë për t’u përfshirë në këtë trend, tani është koha e duhur për ta përqafuar dhe për ta përfshirë në stilin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat