Anita kritikon Edonën për gjuhën fyese, ajo i kthehet ashpër: Oj çikë mbaje për veti

Mediale Vip

Anita kritikon Edonën për gjuhën fyese, ajo i kthehet ashpër: Oj çikë mbaje për veti

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:44
Anita dhe Blerando

Pasi u shfaq klipi i Blerandos dhe Edonës me përplasjet e vazhdueshme, Anita pati disa kritika për Edonën.

“Edonë, është e vërtetë që ti ke qenë shumë origjinale në lojën tënde, është e vërtetë që nuk ke gënjyer, prandaj je aty duke luftuar për finale dhe çmimin e madh.” – u shpreh Anita.

“Një javë e ke sulmuar Shqipen, pastaj Lumbardhin dhe tash në vazhdimësi Blerandon pa fund. Unë të përgëzoj për lojën, ti je Big Brother-i i këtij formati, por unë dua ta përgëzoj Blerandon.”

“Megjithëse është 25 vjeç, e përgëzoj për maturinë, edukatën dhe për qetësinë për këtë ofansivë që ia ke bërë ti këto ditë.” – vazhdoi ajo.

“Pavarësisht humorit që unë ta admiroj, ti ku e merr të drejtën t’i thuash Blerandos “kush të ka rritur, kush të ka edukuar”, ai e ka një familje mbrapa.”

Anita gjithashtu sjell në vëmendje që Edona e kishte quajtur Blerandon ‘çetnik’, ndërësa Edona pretendon që nuk ia di kuptimin kësaj fjale.

Në fund Edona shprehet e nevrikosur: “Anitë, a ke ardhur të më gjykosh mua? Oj çikë mbaje për vete, nuk dua ta dëgjoj më.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat