Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen teksa viziton një studio të filmit në AlUla

Mediale Vip

Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen teksa viziton një studio të filmit në AlUla

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:46
Georgina Rodriguez

Modelja argjentinase, Gorgina Rodriguez, ndau të martën në Instagram disa fotografi nga vizita e saj në studion e filmit të sapondërtuar në AlUla.

“Duke zbuluar studiot e mrekullueshme në @filmalula – një destinacion i bukur për të xhiruar filma”, ka shkruar ajo.

Bukuroshja e famshme po ashtu ishte e rrethuar nga një grup xhiruesish, ndërsa u shfaq si gjithnjë në top formë.

Llogaria zyrtare në Instagram e Film AlUla postoi gjithashtu në lidhje me vizitën e saj, duke theksuar: “Ishim të kënaqur të presim yllin televiziv dhe modelen Georgina Rodriguez në studiot tona të prodhimit të filmit të klasit botëror”.

“Ajo mbeti e mahnitur nga potenciali i #AlUla-s si destinacion xhirimesh pasi eksploroi peizazhet e saj dramatike dhe monumentet ikonike”.

Veç kësaj, partnerja e futbollistit të njohur vizitoi edhe disa pjesë të tjera të këtij qyteti të mrekullueshëm.

Kjo paraqitje e Georginas vjen pas pushimeve të saj në Dubai me Cristiano Ronaldon dhe fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat