Akuza dhe ofendime, ashpërsohet debati mes Ilnisës dhe Rikes: Futja ndonjë teke se ke qejf, po të dridhet buza

Mediale Vip

Akuza dhe ofendime, ashpërsohet debati mes Ilnisës dhe Rikes: Futja ndonjë teke se ke qejf, po të dridhet buza

Më: 17 janar 2024 Në ora: 09:41
Rike Roçi

Debati mes Rikes dhe Ilnisës, që ka nisur gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, ka agravuar me tone të ashpra e akuza.

Banoret kanë qenë duke qëndruar në dhomën e gjumit, në momentin që ka nisur debati. Fillimisht ka qenë Ilnisa ajo që i ka përmendur emrin dhe mënyrën se si është rritur nga familja. Kjo gjë ka nervozuar Riken e cila ka hedhur akuza kundrejt Ilnisës, fjalë që i kanë hedhur “benzinë zjarrit”.

Ilnisa: Rike si e ke emrin gjatë ti?

Rike: Çfarë të duhet me emrin tim ty? Kur më prek tek familja nuk duroj, unë kam emrin e gjyshes. Kush je ti? Si mundesh të më thuash ti në çfarë kushtesh je rritur, kur ti nuk më njeh fare.

Ilnisa: Për emrin të pyeta Rike.

Rike: Futja ndonjë teke se ke qejf. Po të dridhet buza. Futi ndonjë teke. U bo surrati i kësaj.

Ilnisa: Unë nuk do të rri të mbaj vellot e këtyre nuseve që nuk dihet nëse do ti vijë burri në altar.

Rike: Për emrin do të më kërkosh falje.

Ilnisa: Unë ty të kërkoj falje?! Ik andej nga ke ardhur, budallaçkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat