Anita Haradinaj: Ganiu nuk e respekton as vetën e vet, prandaj nuk është këtu me ne

Mediale Vip

Anita Haradinaj: Ganiu nuk e respekton as vetën e vet, prandaj nuk është këtu me ne

Më: 12 janar 2024 Në ora: 21:37
Anita Haradinaj

Ish-banori i BBVK, Gani Gërmia, u largua vullnetarisht nga shtëpia, një ditë pas spektaklit të së hënës, pasi ra dakord të qëndrojë 24 orë më shumë, në rast se do të rikthehet në lojë.

Ajo që e shtyu Ganinë ta merrte këtë vendim, ishte videoklipi që shfaqte Ganinë si kontradiktor ndaj veprimeve të tij.

“Mua më vjen keq që Ganiu ka zgjedhë që sot të mos jetë me ne, me publikun, me ata që e kanë mbështëtur dhe admiruar.” – shprehet Anita.

Por, nga ana tjetër, kur Ganiu qëndroi larg banorëve 24 orë, ai tha nuk kam asnjë respekt për të tjerët, kështu që unë e mirëkuptoj Ganiun që nuk ka ardhur, sepse Ganiu nuk e respekton as vetën e vet dhe prandaj ka zgjedhur të mos jetë këtu sonte dhe të japi një përgjigjje audiencës dhe atyre që e kanë mbështetë” – u shpreh e zhgënjyer Anita.

“Më vjen keq që erdhi deri në këtë pikë, sepse ka pasur shumë fansa, Ganiu vetëm nuk e kuptoj që justifikonte, heërë jam Visari, herë jam Ganiu. Dhe për të bërë satirë dhe humor duhet të jesh inteligjent.” – ishte opinioni i Anitës, për situatën e Ganiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat