Arti në zi, aksidenti ajror i merr jetën aktorit të njohur dhe dy vajzave të tij

Mediale Vip

Arti në zi, aksidenti ajror i merr jetën aktorit të njohur dhe dy vajzave të tij

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Aktori i njohur i Hollivudit Christian Oliver ka ndërruar jetë së bashku me dy vajzat e tij të vogla në një aksident ajror. Avioni privat me të cilin po udhëtonte u rrëzua në detin e Karaibeve, pak çaste pas ngritjes.

Oliver, 51 vjeç dhe dy vajzat e tij, Madita, 12 dhe Annik, 10 vjeç, po fluturonin nga Petit Nevis për në St.Lucia, në bordin e një avioni të vogël të drejtuar nga piloti dhe pronari Robert Sachs. Vetëm një milje larg bregut të Petit Nevis, avioni u rrëzua në oqean dhe të katër u vranë, thanë forcat e policisë.

Vetëm pak ditë para përplasjes, Oliver kishte postuar në Instagram se po kalonte Vitin e Ri “diku në parajsë” me familjen e tij.

Oliver është i njohur për rolin në filmat “The Good German” me aktorin George Clooney  dhe në komedinë aksion “Speed Racer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat