Blake Lively pompoi qumështin e gjirit në publik dhe njerëzit kanë një koment

Mediale Vip

Blake Lively pompoi qumështin e gjirit në publik dhe njerëzit kanë një koment

Më: 2 janar 2024 Në ora: 07:37
Blake Lively

Ajo nuk dështon asnjëherë me postimet dhe rasti i fundit është prova për këtë! Blake Lively, teksa reflektonte për kujtimet dhe ngjarjet e preferuara gjatë vitit që lamë pas, veçoi një prej tyre, një udhëtim në Disneyland në Paris, momente të cilat ajo i ndau përmes një postimi në Instagram.

Por, përveç adrenalinës dhe magjisë që ky vend ka për fëmijët, pse jo edhe për të rritur që i bashkohen kësaj aventure, fansave të vëmendshëm nuk u shpëtoi një detaj në foton e dytë të Blake: pompa portative e gjirit. E veshur me një bluze të verdhë, xhinse dhe atlete të rehatshme, teksa pozon në krah të dy brejtësve të preferuar të filmit “Ratatouille”, pompa e gjirit në xhepin e aktores është detaji që bie në sy.

Shumë nga ndjekësit e aktores, mes tyre edhe nëna të reja, u shprehën të emocionuar kur panë yllin e “Gossip girl” që ishte një prej tyre, pra që pompon qumështin e gjirit në publik.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blake Lively (@blakelively)

“Nëse nuk keni ndonjë gjë tjetër më të mirë për të bërë, teksa prisni në radhë në Disneyland, ja ku e morët një ide,” shkroi një komentues
.
"Faleminderit që pompon në publik dhe ndihmon shumë nëna të gjeneratës së ardhshme që ta marrin me pozitivitet këtë qasje,” vijoi një tjetër.

“Shpresoj që në kohën kur vajzat e mia të bëhen nëna, ato do të jetojnë në një shoqëri ku mamatë ndihen rehat dhe të fuqizuara për t'u kujdesur për foshnjat e tyre kudo që janë. Sa më shumë gra që ushqejnë me gji foshnjat në publik, aq më normale bëhet, ndaj faleminderit që je pjesë e kësaj,” komentoi një person i tretë.

Blake Lively dhe bashkëshorti Ryan Reynolds kanë katër fëmijë, vajzat James, Inez dhe Betty. Çifti solli në jetë fëmijën e katërt në fillim të vitit 2023, ndonëse ata nuk kanë ndarë shumë detaje me publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat