Shqipja aludon se Anita e ka shok Bucin, ajo i kthehet keq

Mediale Vip

Shqipja aludon se Anita e ka shok Bucin, ajo i kthehet keq

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:29
Shqipja dhe Anita

Raporti mes Santianës dhe Bucit është bërë temë diskutimi edhe në këtë “Prime”.

Në mbështetje të tyre doli opinionistja Anita Haradinaj.

Por, kjo i pengoi Shqipes e cila aludoi se Anita e ka shok jashtë Bucin.

“Anita mund ta këtë shok nga jashtë, dhe arsyetimi se videot shkëputen nuk vlen pasi se ne banorët këtu jemi dhe live 24/7. Njerëzit arrijnë ta kuptojnë edhe gjërat me të vogla”, tha ajo.

Ndërsa Anita iu kundërpërgjigj asaj duke i thënë se kur po merret me të ajo po del e preferuara.

“E kisha bërë plan me vetën time që të mos merrem me ty. Kur unë të sulmoj ti del e preferuara dhe unë nuk e dua një gjë të tillë. Pavarësisht se unë të respektoj dhe kam provuar të nxjerr me të mirat nga ti. Unë Shqipe e mbroj dashurinë”, tha ajo.

Asaj i reagoi Alaudini: Mjaft me informacione nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat