Anita irritohet nga Shqipja: Të thuash se je 32 vjeçe dhe je e virgjër

Mediale Vip

Anita irritohet nga Shqipja: Të thuash se je 32 vjeçe dhe je e virgjër

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Anita- Shqipja

Disa deklarata të Shqipe Hysenajt e kanë irrituar opinionisten e këtij Big Brother-i, Anita Haradinajn.

Ajo është zënë disa herë me të, ndërkohë që kanë pasur edhe disa replika të ashpra me njëra-tjetrën.

Teksa u diskutua një klip me Blerandon, ku u përfshi edhe Alba, kjo duket ta ketë bërë të reagojë edhe më shumë spikeren e lajmeve.

E njëjta u bë e ashpër me Shqipen, duke i thënë se nuk duhet gjykuar, ku në këtë rast ia përmendi edhe çështjen e virgjërisë.

“Të gjykosh Albën që rri në lavanderi dhe se është 22 vjeçe, Shqipe për ty që je 32 vjeçe dhe që je e virgjër çfarë të themi pastaj”, u shpreh Muçaj-Haradinaj.

Ajo tutje theksoi: “Do të thotë, secili nga ju kur të nxirrni llafe nga goja të mendoni edhe për pasojat edhe për të keqen që jeni duke i bërë vetes”.Shqipja më pas tha se e njeh mirë dhe se ka tendenca që t’i mbrojë disa konkurrentë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat