Bes Kallaku në “Big Brother VIP 3”? Aktori: Mund të fitoj…

Mediale Vip

Bes Kallaku në “Big Brother VIP 3”? Aktori: Mund të fitoj…

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 06:51
Bes Kallaku

Iftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku, ai është pyetur edhe nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3” do pranonte?

"Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda.

Duke marrë parasysh muzikën dhe aktrimin, humorin a ka pasur një ndërthurje të të dyjave në artin e Bes Kallakut?

Guri i parë i themelit në të gjithë karrierën time është “Portokallia”. Një rast i tillë ka qenë pikërisht kënga me Ylli Bakën “Baftjari” që e mora personazhin nga “Portokallia”. E solla personazh kënge.

A ndihet Besi i plotësuar deri tani me gjërat që ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve?

Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat