Linda Halimi: Kam qenë me Rihannan në prapaskenë, kam kënduar edhe në ‘after-party’ të saj

Mediale Vip

Linda Halimi: Kam qenë me Rihannan në prapaskenë, kam kënduar edhe në ‘after-party’ të saj

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:27
Linda Halimi

Lindi Halimi që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2 ka marr vëmendje me deklarata të ndryshme.

E njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi kur ajo u ka treguar disa prej banorëve të shtëpisë se kishte kënduar në një “after party” të këngëtares së njohur botërore, Rihanna.

Linda më pas u tha atyre se aty kishte qëndruar edhe me artistë të tjerë të njohur që ishin pjesë e ahengut.

“Kur ka qenë në Atalanta, në prapaskenë kam qëndruar me Rihannan, i kam videot në Facebook me të nëse dua publiku t’i shohin,  më pas kam kënduar në ‘after party’-n e saj, me Snoop Dog, me Rihanna ishin të gjithë”, ka thënë Linda.

Ndërkohë, Mirdoni, Buci e Ardi e ngacmuan e bënin shaka me këtë deklaratë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat