Meghan Markle do të tregojë emrat e anëtarëve që bënë komente raciste ndaj saj

Mediale Vip

Meghan Markle do të tregojë emrat e anëtarëve që bënë komente raciste ndaj saj

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Meghan Markle

Meghan Markle ka akuzuar jo një, por dy anëtarë të familjes mbretërore britanike për komente raciste, sipas librit të ri të gazetarit Omid Scobie, Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy’s Fight for Survival.

Sipas Page Six gazetarja shkruan në libër se Dukesha e Sussex-it i shkruante letra private mbretit Charles III, në të cilat ajo përmendte dy personat e përfshirë në këto “biseda”.

Markle zbuloi fillimisht se një anëtar i familjes mbretërore kishte shprehur “shqetësime” për ngjyrën e lëkurës së saj dhe djalit të Princit Harry, Archie, në një intervistë me Oprah Winfrey në mars 2021.

Harry nuk pranoi të shtjellonte çështjen më vonë në intervistë, por deklaratat e tyre bënë bujë në media. Princi William mbrojti familjen e tij në atë kohë dhe tha se anëtarët mbretërorë nuk janë racistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat