Rihanna nuk ndjek, krijon trende: Këngëtarja bën ndryshimin e papritur në look

Mediale Vip

Rihanna nuk ndjek, krijon trende: Këngëtarja bën ndryshimin e papritur në look

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:39
Rihanna

Ndryshime, ndryshime dhe ndryshime kudo: Këtë javë, ne pamë Harry Styles me kokë të rruar dhe Riley Keough të hiqte ngjyrën e saj të kuqe nga 'Daisy Jones & the Six'. 

Kush e ka radhën për një transformim të plotë? Rihanna dora vetë.

Këngëtarja, sipërmarrësja dhe nënë e dy fëmijëve u pa në Los Angeles e veshur me një pallto Celine Camel dhe xhinse Y/PROJECT, së bashku me diçka të re dhe me shkëlqim: flokët bjond ngjyrë mjaltë. Dhe ndërsa shumica e njerëzve shkojnë për nuanca më të ftohta ose më të errëta për vjeshtë dhe dimër, Rihanna ka qenë gjithmonë ajo që ka bërë çfarë i ka dashur qejfi– dhe njerëzit e duam atë për këtë gjë.

Look-u i ri i Rihanna-s na kujton flokët super të gjata të fillimit të viteve 2000 të Jennifer Aniston, një pamje që është konsideruar gjithmonë si një nga më të mirat e të gjitha kohërave nga aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat