​Xhaketa ikonë lëkure e Michael Jackson u shit në ankand për 250.000 funte

Mediale Vip

​Xhaketa ikonë lëkure e Michael Jackson u shit në ankand për 250.000 funte

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Një xhaketë ikonë lëkure bardhë e zi e veshur nga Michael Jackson në një reklamë të Pepsit të viteve 1980 është shitur për 250.000 funte në ankand.

Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikteve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes.

Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e veshur nga Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.

Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit.

Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjetet piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.

Xhaketa prej lëkure La Rocka e George Michael e veshur në videoklipin "I Knew You Were Waiting (For Me)" me këngëtaren amerikane Aretha Franklin u shit për 93.750 funte, shumë mbi vlerësimin e saj (midis 30.000 dhe 60.000 funte).

Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I'm No Good” u shit për 18.750 funte, pak më shumë se fundi i vlerësimit.

Mark Hochman, drejtori i muzikës dhe posterave të Propstore, tha përpara ankandit se shumë nga artikujt po ofroheshin në ankand publik për herë të parë.

Ai tha se mijëra artikuj që i përkisnin Jackson ishin shitur në të kaluarën. Kapela e zezë Fedora që ai mbante pak para se të performonte për herë të parë kërcimin e tij të famshëm "Moonwalk" në vitin 1983, u shit në një ankand në Paris në shtator për 77.640 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat