Megan Fox zbulon se abortoi në shtatzëninë me Machine Gun Kelly

Mediale Vip

Megan Fox zbulon se abortoi në shtatzëninë me Machine Gun Kelly

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Megan Fox

Megan Fox në librin e saj të ri me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”, rrëfen se ajo abortoi kur ishte vetëm dy muajsh shtatzënë me të fejuarin, Machine Gun Kelly.

“Ka një ultratzë në anën tuaj të shtratit” shkruan ajo në një poezi.

“10 javë e 1 ditë.”

Në një pjesë të veçantë, Megan, e cila është bashkëprindër e fëmijëve Noah, Bodhi, dhe Journey, me ish-burrin Brian Austin Green, kujton se duhej t’i thoshte lamtumirë foshnjës së saj.

”I mbyll sytë dhe imagjinoj”, shkruan ajo. “Të mbaj fort në gjoks”, raporton E news.

Ajo më vonë përfundon poezinë,

“Unë do të paguaj çdo çmim, më thuaj, të lutem, cili është shpërblesa për shpirtin e saj?”

Fox tregoi më shumë për përvojën e saj me humbjen e foshnjës gjatë një interviste.

“Unë kam tre fëmijë, kështu që ishte shumë e vështirë për ne të dy dhe na dërgoi në një udhëtim shumë të egër së bashku dhe veçmas… duke u përpjekur të lundrojmë, “Çfarë do të thotë kjo?” dhe ‘Pse ndodhi kjo?'”, shtoi Fox.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat