Anita: Më vjen keq që Vesa qenka abuzuar nga ish i fejuari dhe familja e tij, i lumtë për guximin

Mediale Vip

Anita: Më vjen keq që Vesa qenka abuzuar nga ish i fejuari dhe familja e tij, i lumtë për guximin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 00:42
Anita

Opinionistja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e Vesës dhe akuzat e kësaj të fundit ndaj ish të fejuarit, Mërgim Berisha si dhe familjes së tij.

Anita thotë se “ndihet keq” për faktin që sipas historisë së dëgjuar, Vesa ka qenë viktimë e abuzimit.

“Më vjen shumë keq për historinë që e dëgjova, i bie që Vesa qenka abuzuar nga ish i dashuri që është shumë keq. Më bëhet qejfi që ajo e pati guximin të flasë publikisht mbi atë se si është keqtrajtuar”, ka thënë Haradinaj.

“Ajo paska shkuar në Turqi për t’i ndenjur afër atij djali, dhe ata e gjithë familja e kanë marrë dhe e kanë abuzuar apo keqtrajtuar, qoftë psikologjikisht, qoftë verbalisht, e qoftë fizikisht”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat