Mesazhi i Sara Hoxhës për Luana Vjollcën në finalen e “Love Island”! E patë?

Mediale Vip

Mesazhi i Sara Hoxhës për Luana Vjollcën në finalen e “Love Island”! E patë?

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Luana dhe Sara

Në finalen e “Love Island” të shumta kanë qenë komentet e urimit për moderatoren Luana Vjollca, e cila për herë të parë në karrierën e saj prezantoi një 'reality show live'. Sikurse ajo e ka theksuar edhe vetë, kjo ishte një sfidë dhe një ëndërr e realizuar për të.Në mesin e komenteve, ai që ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve ka qenë ai i trashëgimtares së Top Channel Sara Hoxhës. “Suksese”, ka shkruar ajo teksa e ka shoqëruar me një emoji zemre.

Rreth 3 vite më parë nisën aludimet që Luana Vjollca ishte larguar nga Top Channel, aty ku ajo për 15 vite me radhë kishte nisur dhe zhvilluar karrierën e saj. Disa muaj më vonë vetë moderatorja konfirmoi lajmin e shkëputjes nga televizioni, të cilin e kishte cilësuar si shtëpinë e saj.

Prej asaj kohë e deri tani nuk ishte vënë re asnjë komunikim publik mes moderatores dhe drejtuesve të Top Channel, edhe pse të dyja palët kanë patur angazhime të rëndësishme profesionale, Luana e cila u rikthye në një tjetër ekran me programin “Zemër Luana” dhe ‘Love Island” dhe nga ana tjetër edhe motrat Hoxha kanë marrë drejtimin e Top Channel, konkretisht Sara Hoxha, producente e "Big Brother VIP" dhe "Dancing With The Stars".

Image
Foto nga instagrami

Deri tani Luana nuk ka reaguar ndaj komentit të Sara Hoxhës, mbetet për t'u parë nëse do t'i përgjigjet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat