Pas 7 vitesh, Rihanna rikthehet në muzikë?

Mediale Vip

Pas 7 vitesh, Rihanna rikthehet në muzikë?

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:45
Rihanna

Rihanna thuhet se po planifikon rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një turne të vlerësuar prej 32 milionë paundësh, pas shkëputjes së saj 7-vjeçare.

Mediat kanë raportuar se artistja po planifikon një turne botëror për vitin 2024-2025 pasi ka arritur një marrëveshje mbresëlënëse me “Live Nation”. Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në proces edhe dy albume me material të ri.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për “Mirror”: “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me ‘Live Nation’.”

Sipas burimit, ajo dhe ekipi i saj krijues kanë dalë me një plan për të punuar në një turne botëror në Los Anxhelos. Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat