Lali Euro i dhuron Arbanës katin e parë të Piramidës, për restorant

Mediale Vip

Lali Euro i dhuron Arbanës katin e parë të Piramidës, për restorant

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:59
Erion Veliaj- Arbana Osmani

Shuma prej 14 miliard lekësh iu dha oligarkut Shkëlqim Fusha prej Erion Veliajt, për të rikonstruktuar Piramidën, në shkelje totale të ligjit të Prokurimeve Publike.

Më herët, Lali Euro shprehej se hapësira do të ishte në funksion të fëmijëve, për të zhvilluar aktivitete mësimore dixhitale, por papritur në skenë doli Arbana dhe “rrëmbeu” premtimin.

“Nuk jua kam thënë akoma tamam, por kam disa muaj që po punoj non-stop për një surprizë për ju, që do t’jua zbuloj shumë shpejt”, paralajmëroi Arbana pak orë më parë në InstaStory.

Kati i parë i Piramidës do t’i jepet moderatores, për të ndërtuar bar-restorantin e saj, ndërsa dhe njëherë tjetër hapësira publike përdoret për shfrytëzim personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat