Pse fansat janë të bindur se Drake i bëri diss Rihannës në albumin e ri

Mediale Vip

Pse fansat janë të bindur se Drake i bëri diss Rihannës në albumin e ri

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:06
Drake dhe Rihhana

Pasi Drake publikoi albumin e tij të ri 'For All the Dogs' më 6 tetor, disa përdorues të mediave sociale filluan të spekulojnë se ai po ironizonte RiRin në këngën "Fear of Heights".

Edhe pse reperi nuk përmend asnjë emër në këngë, teksti i tij ka tërhequr vëemndje pasi fansat janë të mendimit se i dedikohet ish-të dashurës së tij.

"Pse e bëjnë të tingëllojë sikur unë jam ende i interesuar për ty?" thotë Drake në këngë. "Kjo nuk mund të jetë kurrë / Kjo vajzë nuk mund të më shkatërrojë / Më mirë ai se unë / Më mirë të mos jem unë."

Por nuk mbaron me kaq.

"Unë jam anti, unë jam anti," vazhdon ai, ku pikërisht 'Anti' ishte emri i albumit të Rihanna-s të vitit 2016. "Po, dhe seksi ishte mesatar me ty / Po, jam anti sepse e kam bërë me ty".

Ka prap...

"Kam pasur k*rva më të këqija se ti, TBH," shton Drake më vonë, me disa dëgjues që mendojnë se ai i referohet edhe partnerit të saj A$AP Rocky. "Po, ai njeri, ai është akoma me ty, nuk mund të të lërë / Shkoni me pushime, vë bast se shkoni në Antilles."

Afër fundit të këngës, ai gjithashtu thotë, "Ai mund të të çojë në udhëtime dhe ai mund të ketë disa hite / Por, zemër, jo më shumë se unë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat