Chris Hemsworth ndryshon stilin e jetës që kur mësoi për rrezikun e Alzheimerit

Mediale Vip

Chris Hemsworth ndryshon stilin e jetës që kur mësoi për rrezikun e Alzheimerit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Chris Hemsworth ka bërë disa ndryshime të mëdha në stilin e jetës së tij pasi mësoi se ai është në rrezik shumë të lartë për të vuajtur nga sëmundja Alzheimer më vonë.

Aktori i “Thor”, zbuloi se është në rrezik të lartë për sëmundjen gjatë xhirimit të dokumentarëve të tij National Geographic dhe Disney+, “Limitless”, në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ai ka rishikuar rutinën e tij të përditshme në një përpjekje për të përfshirë më shumë kohë për veten në jetën e tij, raporton Page Six.

“Kam qenë gjithmonë mjaft konsistent me angazhimet e mia për ushtrime, por kohët e fundit kam ndjerë vërtet rëndësinë e gjetjes së kohës për veten pa ndonjë stimulim të jashtëm dhe të gjej kohë për qetësi”, tha Hemsworth.

Në mesin e ndryshimeve të stilit të jetesës, Hemsworth thotë se tashmë i jep përparësi gjumit dhe bën banjë të rregullt me akull për të ndihmuar mirëqenien e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat