Pa grim dhe me flokë të çrregullta, fansat me komente të ndryshme për Selenan

Mediale Vip

Pa grim dhe me flokë të çrregullta, fansat me komente të ndryshme për Selenan

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 06:38
Selena Gomez

Çdo postim i Selena Gomez në rrjetet sociale shkakton një ortek reagimesh, por jo gjithmonë janë pozitive.

Këngëtarja ka publikuar një selfie në të cilin ka pozuar pa makijazh në fytyrë dhe me flokë të çrregullta.

Postimi mblodhi shpejt mbi miliona pëlqime, ndërsa fansat e saj besnikë e lavdëruan në komente.

Image
Selena Gomez

“Si ka mundësi që ajo duket njësoj si 15 vite më parë”.

“Ti je më e bukur kështu” – e kanë vlerësuar ata që e duan.

Mirëpo, një grup tjetër i përdoruesve të rrjeteve sociale besojnë se Selena ka publikuar një fotografi të vjetër.

“Kjo është fotografi e vjetër”.

“Këtu ishe shumë më e bukur para operacioneve plastike”.

“Kjo ishe ti, sot nuk dukesh kështu”.

“Besoj gjithnjë e më shumë në teorinë që ajo poston fotografi të vjetra nga koha kur ishte me Justin (Bieber) për ta rikthyer atë” – argumentuan ndjekësit në komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat