Beniada publikon foto, shfaq linjat tërheqëse

Mediale Vip

Beniada publikon foto, shfaq linjat tërheqëse

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 08:50
Beniada Nishani

Beniada Nishani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te publiku shqiptar prej se ishte pjesë e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’.

Modelja ndiqet nga më shumë se 403 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe nga jeta personale dhe profesionale.

Me raste ndodh një kombinim i të dyjave duke bërë që Beniada të vë në plan të parë hiret e saj. Kështu ka ndodhur gjatë të enjtes, kur ajo ka pozuar me një fustan dypjesësh, me taka të larta duke theksuar figurën e saj.

Image
Beniada

Ndryshe, bukuroshja ka njoftuar se së shpejti do të vijë me një këngë të re, porse ka qartësuar se nuk e ka në plan t’i hyjë seriozisht muzikës.

Ajo ka bërë të ditur se është fjala për një duet me këngëtaren e njohur, Arlinda Gjoni dhe se do të jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe që flet për dashurinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat