Pierce Brosnan dhe djali i tij pozuan së bashku dhe mahnitën fansat

Mediale Vip

Pierce Brosnan dhe djali i tij pozuan së bashku dhe mahnitën fansat

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 06:36
Pierce Brosnan dhe djali i tij

Aktori Pierce Brosnan dhe djali i tij i vogël, Paris, realizuan një fushatë të përbashkët për markën e modës, Paul&Shark.

70-vjeçari, i cili deri më tani ishte ambasadori i këtij brendi, tash e ka përfshirë edhe djalin në fushatë.

Me këtë rast, për fushatën e re, babë e bir veshën disa nga kombinimet më ekskluzive të modës nga koleksioni Paul&Shark ‘vjeshtë/dimër 2023’.

Image
Pierce Brosnan dhe djali i tij

Ky koleksion ka një fokus në ‘elegancën e sofistikuar’ me lesh kashmiri italian, pulovra leshi të thurura dhe këmisha të buta pambuku.

Fotot janë realizuar në Itali, ndërsa fushatën e kanë quajtur “Historia e Babait dhe Birit” dhe kanë gëzuar fansat me bashkëpunimin e tyre dhe faktin që dukeshin të natyrshëm.

Ndryshe, 22-vjeçari Paris është djali më i vogël i Pierce Brosnan dhe gruas së tij, Keely Shaye Smith, ndërsa më parë ka deklaruar se babai i tij është burimi më i madh i frymëzimit për të. Djali i madh i aktorit, Dylan (26 vjeçar), është muzikant. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat