Pas ndarjes, Rauw Alejandro merr vendimin drastik për këngën që ia kujton Rosalian

Mediale Vip

Pas ndarjes, Rauw Alejandro merr vendimin drastik për këngën që ia kujton Rosalian

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:26
Pas ndarjes, Rauw Alejandro merr vendimin drastik për këngën që ia kujton Rosalian

Rauw Alejandro duket se nuk mund të fokusohet në asgjë tjetër përveç Rosalias.

Është një këngë kushtuar ish të fejuarës së tij të cilën e ka realizuar në koncertin e tij të fundit në Barcelonë, e cila ka qenë surprizë për shumëkënd, por portorikani tashmë ka marrë një vendim drastik për këngën.

Këngëtari është në turne në Spanjë, turneu botëror i Saturnos që filloi në Valencia dhe vazhdoi në Barcelonë, vendlindja e ish-it të tij dhe ku ndodhi ky moment i veçantë.

Artisti i kushtoi një këngë Rosalias në të cilën u hap plotësisht, duke zbuluar të gjitha ndjenjat e tij. Megjithatë, këndimi i saj e lëndon atë, siç kemi mundur ta shohim, sepse ngjall shumë kujtime.

Për këtë arsye, Rauw e kishte të qartë pasi këndoi ‘Beso’ se nuk do ta këndojë në të ardhmen, shkruan Marca.

Rauw nuk ka mundur të përballojë presionin. Ai e këndoi me zërin e ish-it në sfond dhe me imazhe të saj. Ndonëse ajo nuk ishte e pranishme fizikisht, kjo i ka kujtuar momentet mes të dyve.

Videoja u luajt në ekranet e koncerteve dhe nuk e kishte të lehtë të këndonte një nga këngët e tij më të suksesshme të kohëve të fundit.

Rosalia dhe Rauw Alejandro u ndanë një muaj më parë, sipas revistës People dhe People en Espanol. Në fakt, ata sugjeruan se ka qenë një ndarje miqësore, por është diçka që ka lënë të habitur fansat, pasi marsin e kaluar shpallën fejesën e tyre.

Këtë e kanë bërë përmes videos së këngës së tyre ‘Beso’, ku shfaqen momente të lumtura të çiftit dhe një unazë fejese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat