Përse mungoi Marina në ditëlindjen e Luanës?

Mediale Vip

Përse mungoi Marina në ditëlindjen e Luanës?

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 21:31
Luana dhe Marina

Luana Vjollca ka sot ditëlindjen. Ndonëse nuk e kishte planifikuar të festonte rrethi i afërt i ka organizuar një festë në jug, duke u mbledhur me rastin e ditëlindjes në një darkë private. 

Ditën e sotme, Luana po shijon Himarën me nënën e saj, por me një mungesë të rëndësishme. Fjala është për Marinën e cila nuk është pranë Luanës. 

Marina bashkë me vajzën dhe Getin ndodhen në Karaibe për pushime, por nuk ka munguar një urim për teze Anën.

"Për tezen më të mirë në botë, Zoti të bekoftë me të gjitha dëshirat e zemrës. Gëzuar ditëlindjen teze Ana. Të duam shumë”, ka qenë durimi i Marinës për Luanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat