Bebe Rexhës nuk i kujtohet në emision kënga që e ka kompozuar vet

Mediale Vip

Bebe Rexhës nuk i kujtohet në emision kënga që e ka kompozuar vet

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 21:26
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përveçse është autore e këngëve të saj, ajo ka kompozuar edhe për shumë artistë të tjerë.

Ajo madje karrierën e filloi si kompozitore kur krijoi hitin “The Monster”, të kënduar nga Rihanna dhe Eminem.

34-vjeçarja është gjithashtu autore e këngës “Under You” të Nick Jonas, por edhe pse ka shkruar tekstin e kësaj kënge, asaj nuk iu kujtua kjo këngë në programin ‘Finish The Lyric (Përfundo vargjet)’.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në Hits Radio, ku duhej që të përfundonte vargjet e këngëve, që ekipi i emisionit ia kishte dhënë asaj të shkruara në një letër.

Por, kur Bebe Rexhës i qëlloi kënga “Under You”, ajo nuk ishte në gjendje të thoshte vargjet vazhduese të saj – ndonëse e ka krijuar vet.

Nuk e di, mos është një këngë e Justin Bieber”, pyeti këngëtarja shqiptare, gjersa producentja ia bëri të ditur se jo. Dhe pasi e kuptoi se për çfarë kënge bëhet fjalë, ajo tha: “Oh dreq, jam shumë e keqe në këtë”.

Rexha pati probleme edhe te kënga “Seasons” të cilën e këndon me Dolly Parton, ku mezi i gjeti vargjet vazhduese të këngës.

“Seasons” është pjesë e albumit të saj të vet-titulluar “Bebe”, të cilin artistja e publikoi në prill të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat