Kur dy shqiptare takohen në "The Voice Australia", Rita: Zemër si je?

Mediale Vip

Kur dy shqiptare takohen në "The Voice Australia", Rita: Zemër si je?

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:18
Rita, Haxhinikaj

Sihana Haxhinikaj është shqiptarja nga Kosova e cila përformoi në audicionin e “The Voice Australia”.

Haxhinikaj, e lindur ne Sydney të Australisë mahniti jurinë me zërin e saj derisa përformoi hitin “Nothing breaks like a heart”.

Por edhe atë e mahniti dikush me një pritje e përqafim të ngrohtë.

Ishte ylli botëror me prejardhje nga Kosova, këngëtarja Rita Ora, ajo që ishte pjesë e jurisë.

Me të dëgjuar emrin e Sihana Haxhinikaj, Rita reagoi duke e pyetur se cila është prejardhja e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ju drejtua në shqip asaj dhe familjes “Zemër, si jeni”, derisa u tregoi të gjithëve që Sihana vjen nga shteti ku ka lindur vet Rita Ora.

Ndër të tjera ajo tha se llogaritet që 16 vjeçarja të jetë kushërira e saj sepse shqiptarët kur takohen kudo në botë janë të afërt sikur të ishin kushërinj.

Gjatë bisedës Rita e pyet 16 vjeçaren se kush e ka bërë atë që të këndojë, ndërsa ajo përgjigjet që është pikërisht Rita inspirimi i saj.

Paraqitja e dy shqiptarëve u përcjell me duartrokitje nga të pranishmit në “The Voice Australia”, derisa Sihana Haxhinikaj hyri në grupin e Ritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat