Arbana Osmani publikon foto nga darka me Xhemi Shehun dhe partnerin e saj

Mediale Vip

Arbana Osmani publikon foto nga darka me Xhemi Shehun dhe partnerin e saj

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:05
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë. Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen.

Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njërës dorë.

Megjithatë, së fundmi ka qenë mikesha e saj Arbana Osmani që ‘ka thyer rregullin’ e Xhemit disi.

Ajo dhe Eduarti kanë darkuar mbrëmjen e djeshme me Xhemin dhe partnerin e saj. E Arbana ka ndarë një foto në Instagram ku shihen: Eduarti, Xhemi dhe bashkëshorti i saj.

Image
Foto nga darka
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat