“Shëndeti i Bruce Willis po përkeqësohet”, ish-partneri i aktorit të njohur jep një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore

Mediale Vip

“Shëndeti i Bruce Willis po përkeqësohet”, ish-partneri i aktorit të njohur jep një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 16:44
Bruce Willis

Në shkurt, bota e showbizit mori një lajm tronditës pasi Bruce Willis u tërhoq përgjithmonë nga Hollywoodi pasi u konfirmua se ai vuante nga demenca frontotemporale.

Pas kësaj, aktori që luajti në filmat ‘Pulp Fiction’, ‘Armageddon’, ‘Die Hard’ dhe ‘Sixth Sense’ vazhdoi të përkeqësohej dhe familja dhe miqtë jepnin herë pas here disa të reja për gjendjen e tij shëndetësore.

Një nga përditësimet e fundit erdhi nga ish-partnerja e tij, Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit, sipas një raporti të Marca.

Bravo mori pjesë në një aktivitet bamirësie, ‘Global Gift Gala’, ku foli për gjendjen e tij shëndetësore.

“Po bëhet gjithnjë e më keq ,” tha Bravo.

“Unë fola me gruan e tij, Emën dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri ”, shtoi ajo.

Willis dhe Bravo, u takuan për dy vjet, në hapjen e një restoranti, Planet Hollywood, në fillim të vitit 2000, ndërsa ajo jetonte midis Los Anxhelosit dhe Spanjës.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo kishte disa fjalë emocionuese për Willis kur u bë e ditur gjendja e tij shëndetësore.

“E gjithë dashuria ime shkon për Bruce dhe familjen e tij të bukur”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat