Kendall Jenner është kryefjala e kësaj të hëne në “Griffe & Chic”, emisioni më i ri i modës në ABC News

Mediale Vip

Kendall Jenner është kryefjala e kësaj të hëne në “Griffe & Chic”, emisioni më i ri i modës në ABC News

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:29
Kendall Jenner

“Griffe & Chic” është emisioni më ri i modës, që ka nisur të trasmetohet çdo të hënë në ABC News në orën 20:00.

Fokusi është në botën e modës dhe stilit, ku përveç koleksioneve, nuk do të mungojnë njohuritë mbi temat e bukurisë, fashion design, luksit, artit, udhëtimeve, monografive të stilistëve më të famshëm.

Pikërisht këtë të hënë në qendër ka qene jeta dhe karriera e modeles së njohur, Kendall Jenner, e cila është femra më e paguar në Instagram në të gjithë botën, pasi fiton rreth milionë dollarë në vit.

Ajo u bë e famshme në “Keeping Up With Kardashians” dhe nga aty u rendit një nga modelet më të vlerësuara nga Forbes.

Më tej, “Griffe & Chic” ndau me adhuruesit e modës, diplomimin e studentëve në Shqipëri dhe Itali.

Kujtojmë ritrasmetimi i këtij emisionin jepet ditën e premte, në po të njëjtën orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat