Tom Holland flet për romancën me Zendaya

Mediale Vip

Tom Holland flet për romancën me Zendaya

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 06:23
Tom dhe Zeneyda

Tom Holland ka folur për romancën e tij me aktoren tjetër të njohur Zendaya. Aktori shpjegoi pse ai dhe 26-vjeçarja ndihen kaq mirë së bashku.

“Jam me fat që kam dikë si Zendaya në jetën time. Është interesante të jesh në një marrëdhënie romantike me dikë që ka të njëjtin rrugëtim me ty”, është shprehur ai.

Holland ka qenë i hapur t’u tregojë fansave pak nga marrëdhënia e tij me Zendaya, me të cilën është takuar që nga korriku 2021. Në intervista të ndryshme ai shpesh ka bërë disa deklarata dashurie për të dashurën e tij.

Dyshja u takuan për herë të parë teksa luanin  në fillimin ‘Spider-Man: Homecoming’  të vitit 2017. Të dy fillimisht ndezën thashethemet se ata ishin në lidhje atë vit, dhe në korrik 2021 media rozë amerikane Page Six publikoi foto të çiftit duke  ndarë një puthje pasionante në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat