I lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ndjekëses: Dëgjojeni ju, se unë

Mediale Vip

I lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ndjekëses: Dëgjojeni ju, se unë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:32
Olsi- Egli

Ndjarja e Olsi Bylykut me Egli Takon erdhi e papritur për publikun dhe prej kohësh është kryefjale e mediave. Pasi morën dhenë lajmet se ata nuk ishin bashkë, Olsi nga ana tjetër ka publikuar disa projekte muzikore dhe fansat i lidhin me Eglin sigurisht.

Së fundmi një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”.

Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

Image
Komenti

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat