Billie Eilish flet për komentet negative që i merr për linjat e saj të trupit

Mediale Vip

Billie Eilish flet për komentet negative që i merr për linjat e saj të trupit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:55
Billie Eilish

Këngëtarja Billie Eilish ka folur për komentet negative që i ka marrë për format e saj të trupit.

Në një intervistë të re për British Vogue, 21-vjeçarja u shpreh rreth asaj si po përballet me kritikat e vazhdueshme.

“As që e di, është e vështirë, burrë. Sinqerisht, askush nuk duhet të thotë asgjë për trupin tim. Mendoj se po të isha më e re në moshë nuk  e di si do t’i menaxhoja këto komente”.

“Më pëlqen vetja më shumë se dikur dhe më intereson më shumë se si ndihem unë, e jo si ndihen ata”, shtoi Eilish.

Billie shtoi se disa prej komenteve ndonjëherë e bëjnë të mos ndjehet mirë mirë, por theksoi se i kalon ato, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat